Kurti: Mërgata i prin fitores, të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës që të votojnë sa më masivisht dhe sa më parë.

Kurti thotë se mërgata i prin fitores plebishitare të 14 shkurtit, teksa thotë se jetike është që bashkatdhetarët të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave.

“Thirrje mërgatës: votoni sa më masivisht dhe sa më parë. Mërgata i prin fitores plebishitare të 14 shkurtit. Prandaj, është jetike që bashkatdhetarët të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave drejt vendlindjes” është shprehur Kurti.