Kurti refuzon përfundimisht kërkesën e ShBA-së dhe shteteve të QUINT-it | Këto janë kushtet e tij për qetësimin e situatës në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë jo përfundimisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të QUINT-it për shtensionimin e situatës në veri, duke vënë kushte të tjera për qetësimin e situatës.

Në një konferencë për media Kurti ka prezantuar një propozim pesëpikësh për shtensionim në veri të Kosovës. Këtë propozim ka thënë se ua ka dhënë ndërkombëtarëve, duke nisur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ambasadorëve të QUINT-it. Ka thënë se s’ka marrë përgjigje për këtë propozim.

Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.

Pikë të dytë e ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë.

Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Pas tri pikave, Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Këto janë pesë pikat:

Hapi i parë: sundimi i ligjit në katër komuna. Kjo përfshinte identifikimin dhe arrestimin e personave që kishin sulmuar

Hapi i dytë përfshinte largimin e grupeve të dhunshme nga veriu i Kosovës.

Hapi i tretë thoshte se KFOR-i dhe Policia e Kosovës do të kryente vlerësime të përbashkëta.

Hapi i katërt thoshte se do të organizoheshin zgjedhjet e reja pas krijimit të kushteve.

Hapi i pestë thoshte se do të kishim kthim në dialog. /Fokusi.info/