Kurti mundohet t’i qetësojë strukturat e VV’së, flet me ta për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve

Në orët e mbrëmjes së 2 prillit me një seancë të jashtëzakonshme, VV-ja tentoi të miratojë ndryshimet në ligjin për zgjedhje, pa konsultime me opozitën, gjë të cilën opozita e kundërshtoi ashpër që nismën e parë dhe nuk kaloi. Mirëpo, Kryeministri Albin Kurti, ka folur përsëri me strukturat e partisë së tij rreth kësaj çështjeje, duke thënë se ndryshimi i këtij ligji është i domosdoshëm.

Kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim virtual me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai njoftoi përfaqësuesit e Qendrave të Lëvizjes me rrjedhën e kompletimit të formimit të institucioneve shtetërore në këtë fazë dhe masat e nevojshme e të menjëhershme të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19.

“U diskutua po ashtu edhe për ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i shtabeve lokale në Qendrat tona gjithandej Kosovës por dhe në Qendrat tona në Mërgatë për arritjen e këtij rezultati. Në këtë takim virtual u theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata.

Kjo veçanarisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit. Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, theksohet ndër të tjera në njoftim e Vetëvendosjes.

Më poshtë ju sjellim komunikatën e plotë të VV’së:

Dje u mbajt mbledhja e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi, Koordinatori i Qendrave në Kosovë, Valon Hoti dhe Koordinatorja e Qendrave në Mërgatë, Lirika Komoni.

Në këtë mbledhje Kryetari Kurti njoftoi përfaqësuesit e Qendrave të Lëvizjes me rrjedhën e kompletimit të formimit të institucioneve shtetërore në këtë fazë dhe masat e nevojshme e të menjëhershme të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID 19, fokusin e qeverisjes tonë për rimëkëmbjen ekonomike të nevojshme në këtë kohë krize ekonomike, si dhe zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat na presin në vjeshtën e këtij viti.

U diskutua po ashtu edhe për ecurinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit, për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i shtabeve lokale në Qendrat tona gjithandej Kosovës por dhe në Qendrat tona në Mërgatë për arritjen e këtij rezultati. Në këtë takim virtual u theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje, ndryshim ky i cili do ua mundësonte qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit votimin në ambasada e konsulata. Kjo veçanarisht marrë parasyshë pengesat e mëdha të cilat po ua pamundësojnë shumë qytetarëve realizimin e një të drejte themeltare demokratike, atë të votimit.

Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm.

Kujtojmë, që me 3 prill Glauk Konjufca (aso kohe Ushtruesi i detyrës së Presidentit të vendit) ka takuar të parin e qeverisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin (aso kohe kandidaten për presidente), ku u dakorduan që Kuvendi i Kosovës nuk do ndërmarr asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën, me kusht që opozita të mos bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit.