Kurti në takim me O’Brien dhe liderët e Ballkanit: Folëm për planin e zgjerimit të BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas darkës që patën sot në Shkup me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Ai ka thënë se sonte janë mbledhur për të biseduar për Planin e Zgjerimit të BE-së dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

“Theksova se Plani i Zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE dhe se fondet e BE-së duhet të lidhen me vlerat e BE-së”, ka thënë Kurti.