Kurti nga terasa e Qeverisë, përshëndet me dorë protestuesit

Ka nisur në orën 17:00 test- protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur nga aktivistë të saj.

Perfomanca është duke u mbajtur në tri anët e sheshit kryesor të Prishtinës, derisa po marrin pjesë aktivistë e qytetarë, të njëjtit këta duke mbajtur edhe distancën sociale, e cila ka parullën: DUAM ZGJEDHJE!

Ndërsa, lideri i VV-së, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti, i ka përshëndetur protestuesit, transmeton Indeksonline.

Ai ka dalë në terasën e Qeverisë së Kosovës duke treguar përmes përshëndetjes me dorë, një shenjë falënderimi dhe mirënjohje ndaj tyre.