Kurti: Osmani s’mund ta udhëheqë dialogun sepse unë do të jem kryeministër, ajo kryeparlamentare

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk mund ta udhëheq dialogun, pasi kryeministër pas zgjedhjeve të tetorit do të jetë ai e Osmani do të jetë kryeparlamentare.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai ka thënë se paraprakisht duhet të formohet një komision që i vlerëson 33 marrëveshjet e arritura.

Kryetari i LVV-së, ka thënë se LDK nuk ka qenë e gatshme për bashkëpunim, pasi frika ndaj PDK-së ua ka mundur dëshirën për bashkëpunim me LVV-në.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Unë besoj që kanë qenë të interesuar por s’kanë qenë të gatshëm sepse frika ua ka mundur dëshirën. Është evidente se më shumë kanë frikë nga PDK se dëshirë për LVV.

Ne do ta shohim në mëngjesin e 7 tetor se me çfarë thellësie kemi fituar. Duhet ta shohim se kush ka fituar prej LDK-së dhe ta shohim se çfarë po mendojnë ata për neve dhe veten pas fitores tonë”.

Kurti i ka thënë se kur ja folur për Elez Blakajn, ka thënë se do e kthej atë si simbol.

“Elez Blakaj është emri dhe mbiemri i rënies së të drejtës. Nuk besoj që do të mund të luftojmë krimin e korrupsionin kështu Elez Blakaj duhet të kthehet ai simbol në Kosovë. Ne e kemi vullnetin e kemi gatishmërinë. Prokuroria duhet të bëhet aktive”, tha Kurti.