Kurti pas takimit me Merkel: Procesi i Berlinit i mjaftueshëm për të mos pasur alternativa tjera

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi është mbajtur në Tiranë, ndërsa është deklaruar Kryeministri Kurti.

Në këtë takim është diskutuar për raportet bilaterale mes dy shteteve dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Europian.

Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë, se u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative”, ka thënë Kurti duke iu referuar edhe nismës për Ballkanin e Hapur, e të cilën Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën e kanë refuzuar.

“Në bisedat që pata unë theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendet tona theksova se janë elemente të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë 1. Sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve 2. Demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura. 3 Ballafaqimi me të kaluarën. Dhe 4. Reciprociteti i të drejtave të pakicave”, tha Kurti.