Kurti për shkarkimet në Ujësjellës: Bordit iu desh të merrte masa të shpejta për shkak të keqpërdorimeve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në konferencë për media për shkarkimet nga Bordi i ri i Ujësjellsit Rajonal “Prishtina”.

Kurti ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të ri janë shkarkuar zëvendëskryeshefi ekzekutiv dhe zyrtari financiar i Ujësjellsit, ndërsa është kthyer në detyrë Ushtruesi i Detyrës të Zëvendëskryeshefit Ekzekutiv, shkruan lajmi.net.

Më tutje, ai tha se të gjitha veprime tjanë ndërmarrë sipas ligjit për ndërmarrje publike.

“Sot siç e dini është dita botërore e Shëndetit dhe gjerë më sot i kemi 170 të infektuar me COVID19 që janë testuar pozitivisht, 24 janë të shëruar ndërsa sot kishim edhe rastin e 4 të vdekjes, me këtë rast i shprehim edhe njëherë ngushëllime më të afërve të këtyre qytetarëve që ndërruan jetë për shkak të koronavirusit. Kanë ngelur edhe 142 raste aktive. Mirëpo siç e tha edhe zëdhënësi ynë, këtu jemi sot me ministren Hajdari për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga Bordi i Ujësjellsit në të cilën është vendosur që të shakrkohet Zëvendëskryeshefi Ekzekutiv, Zyrtari Kryesor Financiar dhe është kthyer në detyrë Ushtruesi i Detyrës të Zëvendërkryeshefit Ekzekutiv, e që është si Drejtor për Konsumator. Gjithashtu vlen të theksohet se nuk është shkarkuar auditori i brendshëm. Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë sipas ligjit për ndërmarrje publike me qëllim të ndaljes dhe degradimit të kësaj ndërmarrje dhe ruajtjes së parasë publike. Bordi i përkohshëm është detyruar të marrë masa të shpejta pasi që kompania rajonnale e Ujësjellsit në 3 vitet e fundit kishte pësuar rrënim në këtë menaxhment duke e përkeqësuar gjendjen operative dhe financiare. Ndërmarrja nga një fiitm mbi 864 mijë euro në vitin 2016 kishte rënë në humbje 751 mijë euro në vitin 2018 dhe kishte marrë raport të keq nga auditori i jashtëm e nuk ishte përfillur auditori i brendshëm. Për më tepër menaxhmenti edhe pse punonte me humbje kishte vazhduar të paguante bonuse për punëtorët në mbi 110 mijë euro dhe ndëshkime për neglizhencë prej mbi 208 mijë euro. Jemi detyruar pra të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar këtë keqpërdorim që po i bëhej parasë publike.”, tha Kurti.