Kurti përçan skenën politike në Luginë, pozicionohet prapa një liste

Lëvizja Vetëvendosje, partia që drejton kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë haptas në mbështetje të një liste shqiptare në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

LVV në krye me Kurtin po bëjnë përçarje të skenës politike në Luginë, duke u pozicionuar prapa listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”.

Përmes një njoftimi publik, LVV thekson se e mbështesin pa rezerva listën, ku bartës do të jetë Shaip Kamberi (PVD), dhe mbështetet nga Ragmi Mustafa (PDSH), Shqiprim Musliu (LPD), Naser Azeri (UDSH) dhe Armend Aliu (Lëvizja për Luginën).

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të mbështesë Listën “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi” me numër 13 në fletën e votimit. Nesër në Prishtinë do të organizohet një tubim në organizuar nga Lista, ku janë të ftuar të gjithë e posaçërisht ata që kanë prejardhje nga Lugina”, thuhet tutje në njoftim.