Kurti: Pres letrën e Konjufcës për formimin e Qeverisë, shpejt merren vesh emrat e ministrave

Pak çaste pasi Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për media kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pas do të ndjekim hapat kushtetues dhe ligjor”, tha Kurti.

Tutje, ai nuk zbuloi emrat e ministrave, ai tha se i di dhe së shpejti do t’i marrin vesh edhe gazetarët.

“Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, përfundoi ai.

Glauk Konjufca sapo është emëruar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.