Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka takuar përsëri, komandantin e KFOR-it, Michele Risi.

Ai se bashku më ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia e kanë pritur sot në takim komandatin e KFOR-it.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie të lëshuar nga zyra e kryeministrit, përcjell Fokusi.info.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të takimeve të rregullta, priti sot në zyrën e tij Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli, me të cilët diskutuan mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona, dhe masave të vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19”, thuhet në këtë komunikatë.

Komandanti Risi ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar atë.

“Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët”, thuhët mes tjerash në komunikatë./Fokusi.info/