Gardistit i vjedhin armën e shërbimit

Një gardist në Tiranë ka denoncuar në polici vjedhjen e armës. Në njoftimin për shtyp thuhet se sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë armën.

‘Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve’ thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Tiranës.

Në videon e publikuar shihet se si hajduti pasi studion terrenin, hyn nga dritarja duke dalë më pas po nga dritarja së bashku me sendet e vjedhura, mes të cilave siç dyshohet, edhe arma e punonjësit të Gardës.