Kurti prezanton projektet që do të realizohen me buxhetin e ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kabineti qeveritar është i kënaqur me ndarjen buxhetore që është bërë me projekt buxhetin e ri.

“Projekt buxheti 2020 që do të votohet në këtë muaj nuk është i ri sikur qeveria jonë. Por, edhe me kaq pak ne do të bëjmë më shumë dhe më mirë se kurdoherë”, ka thënë Kurti përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai ka prezantuar projektet të cilat synojnë të përfundohen me buxhetin e ri.