Kapet në frigorifer personi i dyshuar nga policia

0
238

Policia e Kosovës sapo ka përfunduar një aksion në Prishtinë. Një person është arrestuar në rrugën “Isa Kastrati” në mesditën e sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është H.S, i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.

Indeksonline mëson se i arrestuari është gjetur i fshehur në frigorifer.

Policia e Kosovës shpejt pritet të dal me informacione më të detajizuara për këtë rast./Indeksonline/