Kurti: Priotitet makro-shengeni shqiptar. Rama përgjigjet: Nuk bëhet pa mini-shengenin Ballkanik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ka thënë se ai bashkë me Edi Ramën do i dëshmojë shqiptarëve se me bashkëpunim do i japin shqiptarëve ato që nuk kanë pasur më parë.

Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik, Kurti u shpreh:

“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht meqënëse takimi ynë ishte më parë për makro-shengenin shqiptar, sepse për mini-shengenin ballkanik”.

Sakaq, kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“S’ka makroshengen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Është i lidhur ngushtësisht. Nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë, këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as v endet e tjera s na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe”, deklaroi Rama.