Kurti reagon për Projektligjin për Pagat që s’tregon koeficientin: Kaq dallojnë ato mes veti

Partitë opozitare sot në Kuvendin e Kosovës nuk i kanë dhënë përkrahje Projektligjit për Pagat e Sektorit Publik meqë Qeveria në Projektligj s’ka specifikuar se cili do të jetë koeficienti i pagave për pozitat që përfshinë Ligji për Zyrtarët Publik. Megjithatë Projektligji ka kaluar me 62 votat e marra nga deputetët e pozitës.

Lidhur me kalimin e këtij Projektligji ka reaguar edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se sot është shënuar një hap përpara “ndryshimit thelbësor që e presin të gjithë”.

Megjithatë as Kurti s’ka treguar se cilët do të jenë koeficientët, vetëm ka treguar se cili do të jetë dallimi i pagës së Presidentes si Komandante Supreme me atë të ushtarit të FSK-së dhe pagës së kryeministrit me atë të policit të Kosovës.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti: