Kurti shfaqet në ndejën e Qeverisë duke pirë verë: Mungoi tërë ditën në debatin për krizën e rrymës

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat për krizën e rrymës në Kosovë.

E gjatë gjithë ditës, në këtë seancë ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Por Kurti është diku tjetër. Kurti aktualisht gjendet në një gosti të thirrur nga zyra e kryeministrit.

Kjo gosti është thirrur për mediat me rastin e fundvitit.

Për mungesën e Kurtit në Kuvend folën edhe deputetët të cilët patën kritika të forta.