Kurti shkon në Itali, nesër takon Papa Françeskun në Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është nisur për në Itali.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se kryeministri Kurti nesër do të takohet me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan, shkruan Fokusi.info.

“Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parol”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/