Latifi: Me tonin e interpretuesit suprem Albini thërret: “Unë jam rruga, Unë jam e vërteta!”

Profesori Blerim Latifi e ka kritikuar kryeministrin në largim Albin Kurtin në lidhje me interpretimin e Kushtetutës së Kosovës.

Postimi z. Latifi:

“Albin Kurti i paska thënë presidentit se ai nuk ka të drejtë ta interpretoj kushtetutën për sa i përket çështjes së krijimit të qeverisë së re, ndërsa vetë paska bërë një interpretim të thuktë të saj po për të njëjtën çështje. Madje me tonin e një interpretuesi suprem, që nga lartësitë olimpike të autoritetit të tij thërret: “Unë jam rruga, Unë jam e vërteta!”