Kurti “si CD e prishtë”, gazeta austriake zbulon “llafet” në prapaskena diplomatike për kryeministrin

Është në pikën më të vështirë të karrierës së tij”. Kështu vlerëson për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gazeta e përjavshme liberale austriake “Profil” në një artikull kushtuar ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, thotë gazeta austriake, “janë ditë e më të acaruar me Kurtin” ndërsa shpjegon se në prapaskena diplomatike thuhen gjëra si “Kurti flet si CD e prishtë”.

Në prapaskena: ‘disponimi ka rënë përtokë’ ose madje edhe Josep Borrelli është ndarë krejtësisht me të. Kurti, thuhet, flet si një ‘CD e prishur’ (shirit i ngecur, trakë e prishtë) dhe shpesh e mbyll telefonin në momente kyçe në vend se të koordinohet me përfaqësuesit diplomatikë ose ushtarakë”, shkruan gazeta austriake.

Gazeta austriake vlerëson se po qe se një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë ai po i bën shërbim të keq vetes dhe se është “solo” në përpjekjet e tij, e me të cilat “veçse po e izolon veten”.

Ndryshe nga (Presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, ai nuk ka aleatë si Kina ose Rusia dhe se prandaj edhe nuk ka hapësirë për të manovruar”, shkruan më tej “Profil”.

Por, megjithatë, gazeta austriake tërheq vërejtjen edhe në atë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian “nuk duhet të bëjnë gabimet e kaluara” në rrëzimin e Kurtit si në kohën e Donald Trump.

Në lidhje me maskat ndëshkuese, gazeta austriake vëren “dy pasoja afatgjate”.

Bashkimi Evropian ka imponuar masa ndëshkuese (ngrirje e fondeve, ndalim i vizitave biletarale) ndaj Kosovës. Tashmë është shumë vonë për t’i kthyer prapa. Të aplikosh thumbat vetëm ndaj Prishtinës mund të ketë dy pasoja afatgjate. Albin Kurti mund të radikalizohet, duke e kthyer popullatën me shumicë dërmuese pro-evropiane larg BE-së”, shkruan më tej gazeta.

Veç kësa, duke shkruar edhe shtimin e pranos së 700 trupave shtesë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, gazeta austriake vlerëson se “kjo dëshmon se sa serioze është situata” .

KFOR-i mban profil të ulët sa i përket incidentit në kufi dhe thotë se nuk ishte aty. Rasti u mbyll? Shpresojmë që jao. Qarqet diplomatike thonë se KFOR-i e di fort mirë se çfarë ndodhi më 14 qershor. Duke e mbajtur të mbyllur këtë informacion çohet në teori konspirative. Nëse dikush më të qartësojë, është KFOR-i”, thuhet më tej.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur menjëherë pas tensioneve planin e tyre tre-pikësh për shtensionimin e situatës në veri, por që megjithatë Kurti e ka shpërfillur duke ia kundëvënë asaj plani ne tij pesë-pikësh.

Më 28 qershor Parlamenti Evropian shpaluar disa prej masave ndëshkuese që ka marrë ndaj Kosovës si pasojë e refuzimit të saj për të përfillur kërkesat e komuniteti trans-atlantik për shtensionim të situatës në veri.

Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu, është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Kurti megjithatë e pavarësisht kësaj, doli edhe katër pika të reja të tij se çfarë është i gatshëm të bëjë për shtensionim, por duke paraqitur edhe 4 pika që sipas tij duhet t’i përmbush Serbia.

Edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se nëse “refuzon partneritetin” me ShBA-në, përkatësisht kërkesat dhe këshillat, do të ketë pasoja.

Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Europian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”, tha Escobar ditë më parë.