Kurti takohet me Mustafën: U pajtuam që të përgatitemi për rrëzimin e Qeverisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin ai thotë se u pajtuan që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.

“Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu ai ka shkruar se u bisedua edhe për mocionin e mosbesimit për të cilën kanë shprehur gatishmëri partitë opozitare, përcjell zeri.info.

Shkrimi i plotë

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.