Kurti takohet me Zaev: Diskutuam për situatën politike në të dy shtetet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Shkup, ku ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kurti përmes një postimi në facebook ka thënë se me kryeministrin Zaev kanë biseduar për situatën politike mes dy vendeve si dhe raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.

Postimi i Kurtit:

Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.

Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.