Kurti takon Çedomir Jovanoviqin, biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Ata biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve, njofton zyra e kryeministrit.

Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.​/Fokusi.info/