Kurti zihet ngushtë kur pyetet nëse testet nga Serbia erdhen për Kosoven, apo për Kosovë e Metohi?!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për bashkëpunimet me vendet tjera sa i përket pandemisë Covid19.

Ai nga panelistet e Debat Plus është pyetur nëse testet nga Serbia kanë ardhur për Kosoven, apo siç e quajnë ata Kosovë e Metohi.

“Për besë nuk e kam parë dokumentacionin e atyre testeve, ministri Vitija është kompetent për tu përgjigjur në këtë pyetje”, ka thënë ai shkurt, transmeton Indekosnline.

Tutje ai ka thënë se Serbia ka besuar që qeveria e Kosovës nuk do t’i testojë serbët për covid19.

“Jam informuar nga ministri Vitia, sonte Serbia ka besuar që qeveria e Vetëvendosjes nuk do t’i testojë serbët, ka pasur një besim të tillë, dhe me pastaj janë befuauar për të mirë se si ne nuk i kemi dalluar qytetarët në bazë të komunave apo partive por as në bazë të partisë dhe virusi nuk na dallon neve, më pastaj kanë shprehur një llojë gatishmërie, një lloj dërgesë për rreth 1 mijë teste, nuk do të kemi nevoje të ua kthejme, ishte gjest i vullnetit të mirë, nuk do të përdoren vetëm për serbët”, ka thënë ai.