Rrahet brutalisht kryeinspektori i punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu

Kryeinspektori i Punës për Rajonin e Mitrovicës është rrahur brutalisht nga disa persona ende të panjohur.

Sipas fotografive, shihet se ai është gjakosur dhe është në gjendje të rëndë, shkruan Reporteri.net.

Rrahjen e Fazliut nuk e ka konfirmuar zyrtarisht Policia, mirëpo ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, e ka konfirmuar sulmin.

“Ai është sulmuar brenda orarit të punës. Fatmirësisht ka shpëtuar nga më e keqja, pork a lëndime të mëdha trupore”, ka thënë mbrëmë për televizionin publik Valon Leci, Kryesinspektori i Punës.

Merret vesh se ai u rrah për shkak të një dënimi ndaj një biznesi privat, mirëpo detajet nuk dihen.