Kosova me ngritjen më të lartë në ranglistën e re të FIFA-s

Kosova e ka shënuar ngritjen më të madhe në historinë e saj, në ranglistën botërore të FIFA-s.

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen më të fundit, ku Kosova ka pasur ngritje historike.

Pas dy ndeshjeve kualifikuese të shtatorit për kampionatin evropian, Kosova tani është ngritur për një pozitë, në të 119-tën, nga pozita 120 kur ishte në klasifikimin e kaluar.

“Dardanët” nga 1149 pikë sa kishin gjithsej, tani kanë 1164 pikë në renditjen botërore.