Kush i ka dokumentet që SHIK i mori me thasë nga Serbia dhe kur do të hapen sipas Veselit (video)

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, tani kryetar i PDK-së, e kandidat i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, ishte i ftuar në emisionin televiziv, n’Konak ku foli për SHIK-un.

Këtu Veseli tregoi edhe për një deklaratë të moçme se SHIK ka dokumente me thasë nga Serbia. Veseli thotë që ato, i kanë njerëzit e mirë të Kosovës dhe se mund të vije koha kur ato do të hapen.

“Do të hapen por nuk do të shantazhohet askush. Serbisë jemi në gjendje gjendje një nga një t’ia qesim krimet e veta. Jo me thasë por tash po them me kamion. Të gjitha krimet që janë në Kosovë janë me dokumentacion që i ka dit ushtria serbe, i ka marrë, i ka varrosë dhe i ka rivarrosë. I kemi”, tha ndër të tjera Veseli.