Rasti i ri me koronavirus në Shtime është një punonjës shëndetësor

Sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në komunën e Shtimes është shënuar një rast i ri me COVID-19.

“Personi i prekur vjen nga fshati Mollopolc i kësaj komune. Ai është punonjës i Institucioneve Shëndetësore në Prishtinë, përkatësisht Klinikës Infektive, Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve në 19”, njofton Komuna e Shtimes.

Punëtorit të prekur nga COVID-19 i urojmë shërim të shpejtë dhe se do të jemi pranë tij dhe të gjithë të prekurve në komunën e Shtimes.

Shtabi Emergjent me kujdes është duke përcjellur situatën dhe me këtë rast apelojmë edhe tutje për kujdes të shtuar, t’i zbatojmë masat e institucioneve lokale dhe qëndrore për mbrojtje nga COVID – 19.