Kuvendi i Maqedonisë voton ministrat e ri

Pas më shumë se 10 orë debat pak para orës 23:00 sonte Kuvendi ka votuar për pesë ministrat e ri në kabinetin e kryeministrit Zaev.

Në të ardhmen këto do jenë ministrat e ri në kabinetin qeveritar:

Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë

Goran Milevski, ministër i Vetqeverisjes Lokale

Sadulla Duraki, ministër për Sistem Politik

Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujrave

Hysni Ismaili, ministër i Kulturës.