Doli jashtë kontrollit/ Pritet që raketa ruse të bjerë në Tokë brenda 24 orëve

NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5” e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit. Pritet që brenda 24 orëve një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht se ku. “Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por askush nuk mund të thotë ku saktëssht”- tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës.

Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas. “Për të qenë i qartë, unë NUK e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm”-shkroi McDowell në Twitter. Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara.

Burimi: cbsnews |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania