Kuvendi mban seancë, pritet të votohet edhe rezoluta për pagat në sektorin publik

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës

Në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

Pikat e papërfunduara nga Seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.