Qyteti antik i Ulqinit që u shkatërrua nga një tërmet: Rrënojat e tij gjenden nën ujë

Në fillim të rivierës së Ulqinit, në Kruç, gjinden rrënojat të cilat thuhet që janë mbetjet e Ulqinit antik. Mendohet se ky vend është fundosur me tërmetin e vitit 444 para erës së re dhe se një pjesë e tij gjendet nën ujë.

Ulqini i Vjetër është një ishull pranë Kërruçit në bregdetin e Ulqinit, në mes të rrugës Ulqin – Tivar.

Ka dimensione të vogla, 230 metra i gjatë dhe 106 metra i gjerë dhe është i larguar rreth 150 metra nga bregu.

Në anën lindore të kthyer kah bregu gjendet një shkëmb, nga ku terreni ulet kah veriperëndimi i ishullit.


Sot aty mund të shihen mbetjet e manastirit mesjetar nga shekulli 12 ose 13, mbetje të kishës dhe një objekti tjetër në qendër të ishullit.

Hulumtimet arkeologjike po ashtu vërtetuan se në këtë gur gjegjësisht shkëmb, në kohën antike gjendej stacioni i fanarit, ndërsa në shekullin e mesëm kështjella e cila ulqinakëve u shërbente për vëzhgim në det.

Metro gjatë qëndrimit në Ulqin ka udhëtuar me anije përreth këtij ishulli, i cili ka një pamje të mrekullueshme dhe histori mjaftë interesante./gazetametro.net