Kuvendi nesër shqyrton Buxhetin për 2024

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën plenare, ku do të shqyrtojë buxhetin e Kosovës për 2024, transmeton Fokusi.info.

Në një njoftim të Kuvendit, thuhet se nesër pikë e rendit të ditës është “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”./Fokusi.info/