Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Has, përfundoi punimet me sukses

Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Has, përfundoi punimet me sukses.
Në këtë kuvend, vëzhgues të punimeve nga selia qendrore ishin u.d. kryetari Faton Klinaku dhe anëtari i KD-së Avdyl Krasniqi.

Kuvendi zgjedhor kishte 101 delegatë.

Kandidatura për kryetar ishin dy:
1. Xhevdet Thaqi
2.Reshyt Parallangaj

Me shumicë të votave (70) kryetar i degës me mandat katër vjeçar zgjedhet Xhevdet Thaqi.

Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues të degës me 31 anëtarë.
Gjithashtu Kuvendi i zgjodhi edhe tre delegatët për Kuvendin zgjedhor qendror të Organizatës:
1. Xhevdet Thaqi
2. Fetah Bekolli
3. Nexhmedin Berisha

Has, 23 mars 2024
OVL UÇK