Kadri Veseli: Jam shumë i lumtur!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se është shumë i lumtur që Parlamenti i dha sot drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë.

Veseli ka falënderuar të gjithë deputetët, duke shtuar se ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë.