Ky do të jetë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së

Lidhja Demokratike, tashmë e ka caktuar shefin e Grupit Parlamentar, për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se Arben Gashi, do ta mbajë postin që në legjislaturën e kaluar e mbante Avdullah Hoti.

Kurse, deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do t’u prijë Daut Haradinaj.

Në PDK, shef i deputetëve do të jetë Bedri Hamza, teksa Vetëvendosje ende nuk e ka caktuar personin për këtë post.