Ky është 23-vjeçari që u vra në Mitrovicë

Mehmet Kurti, 23-vjeçar nga Mitrovica ka gjetur vdekjen pas një përleshje me armë në mbrëmjen e sotme në rrugën  “Bislim Bajgora”  të këtij qyteti.

Indeksonline mëson se personi i vrarë sot, s’kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu.

Në përleshjen me armë, edhe dy persona të tjerë janë plagosur. Ata janë duke u trajtuar në QKUK.