Në ora 15:00 merr vendim SBASHK-u

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut si organ vendimmarrës, do të mbajë mbledhjen e këtij këshilli në ora 15:00 në Qëndrën e Studentëve tek zyret e SBASHK-ut, kurse konferenca për media do të jetë në ora 16:30.

Në këtë mbledhje do të vendoset nësë Këshilli Drejtues do ta pranojë marrëveshjen e Kryetarit Rrahman Jasharaj, apo do ketë përçarje e mosmarrëveshje rreth ndërprerjes së grevës e fillimit të mësimit.

Sipas marrëveshjes së Jasharit me krerët shtetërorë koeficienti i pagës stafit arsimor ka shkuar në diku në 20% e jo në 30% siç ka qenë kërkesa e SBASHK-ut.

“Media te nderuara, ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në ora 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.