Ky është i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë

Sonte rreth orës 21:00 janë plagosur tre persona në Pejë, saktësisht afër stacionit të autobusëve.

Sinjali nga burimet e veta mëson se i dyshuari që plagosi tre personat është Melos Rrustemaj.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajtje me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes”, thonë ata.

Mirëpo burime të Gazetës Sinjali tregojnë se njëri nga viktimat dhe i dyshuari janë sharë përmes telefonit ku pastaj kanë lënë takim te stacioni i autobusëve.