Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Lipjan, arrestohet nga Policia dhe dërgohet në mbajtje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u ndalua lidhur me këtë rast është: Erdonit Bahtiri.

Ku i fundit dyshohet se mbrëmë vonë e ka therur me thikë viktimën nga Lipjani, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në qytetin e tij, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se sipas “mjekut viktima ka marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë”.

Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa më vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Motivet e incidentit janë të panjohura, por ajo që dihet është se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.