Ky është i riu nga Kosova qe humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Itali

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht një kosovar.

I riu që dyshohet se u vetaksidentua nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe për pasojë ka vdekur.

Sinjali merr vesh se i vdekuri nga aksidenti i djeshëm është Hysni Qestaj, 40-vjeçar, me prejardhje nga Komuna e Junikut.

I ndjeri jetonte në Itali qe një kohë të gjatë bashkë me familjen e tij.

Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Lini një Përgjigje