Përfshihet nga zjarri një autobus në Prishtinë

Një autobus është përfshirë nga zjarri në Hajvali të Prishtinës.

Gazetarja Gentiana Begolli ka publikuar një video nga momenti, në rrjetin social “Facebook”.

Në video shihet një shpërthim që ndodh derisa zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.