Ky është i riu nga Suhareka që vdiq në mënyrë tragjike në Slloveni: Kishte shkuar në kurbet që një vit

Viktima me inicialet D.T nga Mushtishti i Suharekës ka vdekur sot në Celje të Sllovenisë, derisa ishte duke punuar në një urë.

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve që posedon Metro, viktima me iniciale D.T, ishte duke punuar në një urë dhe më pas këmbët e saj janë shembur mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale, të cilët kanë shkruar me dhembje për vdekjen e tij.

I ndjeri i cili ka lindur në vitin 1985, ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni, ku edhe që një vit e kishte lëshuar Kosovën.

Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.