Sulme me thikë edhe në Belgjikë

Duket se Europa nuk do të gjejë qetësi nga sulmet e fshehta terroriste. Bëhet e ditur se policia belge ka qëlluar të dyshuarin kryesor që akuzohet se ka vrarë dy persona me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gent, citon “News International Europe 24”, duke shtuar se të paktën dy persona janë sulmuar në këtë incident.

Agresori- raportohet të jetë një grua – u godit në krah dhe u prangos nga policia. Zona Bevrijdingslaan në Ghent – një rrugë e populluar – thuhet se ishte në një bllokim në pasojat e menjëhershme të sulmit.

Natyra e incidentit nuk është e qartë, dhe as nuk dihet për gjendjen e viktimave, të cilët raportohet se janë shtruar në spital pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje; njëri prej dy të sulmuarve thuhet se është goditur me thikë në stomak.

Zyra e Prokurorit të Flanders Lindore, konfirmoi ngjarjen dhe po heton situatën. Sulmi vjen vetëm disa orë pas një përleshje me thikë në jug të Londrës, por ku agresori u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas organeve të ligjit në Londër, incidenti u klasifikua si i lidhur me terrorin, dhe të paktën dy persona u plagosën nga sulmuesi me thikë.