Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Obrançë të Podujevës

Një 16-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 13:30 në një vetë-aksident trafiku në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, është shprehur Ahmeti.

Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri që vdiq pas këtij aksidenti është Edin Blakçori nga fshati Letanc i Podujevës.