Assesi të merren vesh në LDK, Veliu thotë se secili ka të drejtë të kandidojë për kryetar

idhja Demokratike e Kosovës po vazhdon mbledhjen e saj në njërën prej lokaleve të kryeqytetit.

Mirëpo, as pas disa orë që nga fillimi i takimit, duket se në këtë parti nuk kanë arritur të dakordohen për një kandidat konsensual, shkruan lajmi.net.

Kështu la të kuptohet edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai pasi doli nga mbledhja e partisë tha se secili ka të drejtë të kandidojë.

“Çdo kush ka të drejtën e tij të kandidojë. Nesër do të shpallen kandidaturat, dhe do të aprovohen në kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu.

Ndërkohë që mbledhja po vazhdon, nuk dihet nëse deri në fund të saj Lidhja Demokratike e Kosovës do të arrijë të gjejë kandidatin e pranueshëm për të gjithë delegatët.

Ndërkaq, nesër më 3 gusht do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie ku edhe pritet të zyrtarizohen kandidaturat.