Ky është kandidati për kryetar të Obiliqit nga Lëvizja për Bashkim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Obiliq, Ajet Berishën.

Përmes postimit në Facebook, Murati tha se Berisha “është një personalitet i dëshmuar në shërbim të interesit kombëtar dhe qytetar prej luftës çlirimtare e deri në ditët e sotme në proceset e ndërtimit dhe fuqizimit të institucioneve shtetërore dhe komunale në Obiliq”.

“Dega e LB-së në Obiliq ka vendosur që të kandidojë me Ajet Berishën për kryetar të komunës. Ajet Berisha është një personalitet i dëshmuar në shërbim të interesit kombëtar dhe qytetar prej luftës çlirimtare e deri në ditët e sotme në proceset e ndërtimit dhe fuqizimit të institucioneve shtetërore dhe komunale në Obiliq. Në të gjitha proceset ishte në shërbim të interesit publik. Ajeti nuk është vetëm zgjedhja më e mirë e LB-së, por edhe zgjedhja më e mirë për Obiliqin.

Ajeti e ka përkrahjen e plotë organeve qendrore të LB-së.

Na priftë e mbara!”, tha ai.