Ky është momenti kur kryeministri haitian i shpëton vdekjes nga plumbat

Persona të armatosur u përpoqën të vrisnin kryeministrin haitian, Ariel Henry gjatë një ngjarje të së shtunës për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së vendit.

Incidenti ndodhi ndërsa Henry mori pjesë në një ceremoni në një kishë në qytetin verior të Gonaives.

Videoja e postuar në internet tregonte kryeministrin dhe shoqëruesit duke u përplasur drejt veturave të tyre mes të shtënave të forta me armë zjarri, raporton bbc.

Situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm që nga vrasja e presidentit të Haitit, Jovenel Moise.

Henry është zotuar të godasë bandat e fuqishme, të cilat fajësohen për një valë rrëmbimesh dhe për kontrollin të pjesës më të madhe të shpërndarjes së gazit në të gjithë vendin, duke shkaktuar mungesa të rënda të karburantit.

Zyra e kryeministrit tha se “banditët dhe terroristët” qëndronin pas atentatit dhe se për të dyshuarit ishin lëshuar urdhra arresti.

Rritja e dhunës dhe një situatë e rëndë ekonomike, e përkeqësuar nga disa fatkeqësi natyrore vitet e fundit, kanë dërguar në një numër në rritje të haitianëve që kërkojnë mundësi të reja në vende të tjera.