Kufizimet nuk vlejnë për të gjithë: Kryeparlamentari Konjufca në darkë me militantët e Vetëvendosjes

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka respektuar masat antiCovid, siç është parë një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet nën shoqërinë e disa militantëve të Lëvizjes Vetëvendos në një restorant.

Përderisa qytetarët dënohen çdo ditë për mosrespektimin e masave antiCovid të vendosura nga Qeveria Kurti, si duket kjo masë nuk vlen për kryeparlamentarin Konjufca dhe disa miq të tij që e kanë shoqëruar atë në një darkë.

Masat antiCovid nuk lejojnë grumbullimin e qytetarëve në hapësira të mbyllura, derisa gastronomia funksionon vetëm me shërbimin ‘take-away’ (merr me vete).

Por këto kufizime nuk po vlejnë për të fortit e e VV’së që janë në pushtet, në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga një militant i VV’së, kryeparlamentari i Kosovës si dhe numri dy i VV-së, Glauk Konjufca, falënderohet për darkën, shkruan Gazeta Metro.

“Faleminderit kryeparlamentarit Glauk Konjufca”, ka shkruar njëri nga bashkëshoqëruesit në darkën që Konjufca përkundër kufizimeve ka shtruar në një restorant.

Duhet theksuar se nga data 7 prill gastronomia ka qëndruar e e mbyllur. Ndërsa nga nesër hynë në fuqi masat e reja antiCovid.