Ky është personi që vdiq pas aksidentit në Podujevë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht te vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”.

Në këtë aksidenti u përfshinë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë në vendin e ngjarjes vdiq ky i fundit.

Rastin është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, deklaroi Krasniqi.

Ndërkaq, siç mëson Llapi.info, nga ky aksident ka mbetur i vdekur Sheqir Bashota.